Nga Shqipëria / E Premte 6 Prill 2018, 18:06

Majk dhe Melita kapen sërish mat në një dhomë hoteli në Tiranë

Reperi i njohur Majk prej kohësh ka qenë në vëmendjen të mediave pasi është aluduar se ai është në një lidhje me Melita Nushin. Mirëpo ai vetë kurrë nuk e ka pranuar publikisht edhe pse ata janë kapur disa herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Madje përpara disa kohës doli edhe një video ku ai i shprehte asaj dashurinë publikisht.

Por së fundmi reperi ndodhet në Tiranë dhe këtë gjë e ka treguar nëpërmjet disa postimeve në Instastory. Ai ka ndarë disa video dhe foto nga pamja e hotelit të tij dhe mesa duket nuk është vetëm.

Në njërën prej postimeve ai është duke treguar ushqimin që po konsumon dhe në videon e tij ajo që bie në sy është gishti i këmbës së një femre.

Mesa duket Melita e shoqëron reperin në çdo udhëtim të tij dhe tashmë janë të pandarë nga njëri-tjetri.