Nga Shqipëria / E Premte 6 Prill 2018, 17:05

Tragjike: Pas 3-vjeçarit që vdiq dje në Durrës, një fëmijë tjetër ndërron jetë në Tiranë

Ditën e djeshme mbarë opinion publik u trondit pas lajmit se një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën gjatë vaktit të drekës në kopshtin e tij në Durrës.

Foto ilustruese

Siç u mësua vogëlushi u dërgua me urgjencë në spital ndërkohë që  ndërroi jetë sapo mbërriti atje. Sipas informacioneve në momentin që ai po konsumonte drekën shfaqi problem me frymëmarrjen dhe pësoi asfiksim, ndërsa ekspertët mjeko-ligjorë nuk mundën të gjenin shkakun e vërtetë të vdekjes dhe u tha se ata dërguan mostra në  laboratorin toksikologjik në Tiranë.

Foto ilustruese

Ndërkohë pa kaluar shumë orë një foshnje tjetër ka humbur jetën po ditën e djeshme në Tiranë , dhe sipas informacioneve shkaqet mendohen të kenë qenë natyrale.

Foto ilustruese

Foshnja me inicialet  A.I ka humbur jetën dje në spital, ndërsa lajmi është bërë sot i ditur përmes një njoftimi policie.

Foto ilustruese