Ditën e djeshme mbarë opinion publik u trondit pas lajmit se një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën gjatë vaktit të drekës në kopshtin e tij në Durrës.

Siç u mësua vogëlushi u dërgua me urgjencë në spital ndërkohë që ndërroi jetë sapo mbërriti atje. Sipas informacioneve në momentin që ai po konsumonte drekën shfaqi problem me frymëmarrjen dhe pësoi asfiksim, ndërsa ekspertët mjeko-ligjorë nuk mundën të gjenin shkakun e vërtetë të vdekjes dhe u tha se ata dërguan mostra në laboratorin toksikologjik në Tiranë.

Ndërkohë pa kaluar shumë orë një foshnje tjetër ka humbur jetën po ditën e djeshme në Tiranë , dhe sipas informacioneve shkaqet mendohen të kenë qenë natyrale.

Foshnja me inicialet A.I ka humbur jetën dje në spital, ndërsa lajmi është bërë sot i ditur përmes një njoftimi policie.

