Kanë qenë të shpeshta rastet ndër vite kur mes konkurrentëve të 'Dancing with the Stars' dhe balerinëve është aluduar se ka diçka më shumë se sa një raport pune. Një rast i tillë për shembull ka qenë lidhja mes këngëtares Soni Malaj dhe balerinit Mirko, si dhe lajmet dhe thashethemet që u përhapën, se mes Rovena Dilos dhe balerinit Elton Merja kishte një lidhje.

Mirëpo këtë vit në 'Dancin with the Stars' dy prej konkurrentëve kanë habitur të gjithë të pranishmit, teksa gjatë provave të spektaklit janë puthur në buzë.

Bëhet fjalë për stilistin Niko Komani dhe balerinën Adela Lami të cilët në një video të siguruar nga 'Iconastyle.al' shihen duke shkëmbyer një puthje gjatë performancës së tyre.

Megjithatë ende nuk dihet nëse mes tyre po ndodh diçka, apo kjo puthje është thjesht pjesë e numrit të tyre të radhës. Këtë gjë presim ta zbulojmë sonte në mbrëmje.


