Ka qenë një nga ngjarjet që ka tronditur të gjithë mediat dhe ka bërë bujë në të gjitha portalet e huaja ditën e sotme, pasi u zbulua se aktori i njohur amerikan është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë një grua të moshuar.

Bëhet fjalë për aktorin e famshëm Harry Goodwin-Sim i cili siç është mësuar nga mediat e huaja ka shtyrë një grua të moshuar të quajtur Ourania Lambrou në një rrugë, në Kentish Toën, më 31 mars, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

Gruaja është dërguar me urgjencë në spital por duke qenë se kishte shumë gjakderdhje në tru gjendja e saj u përkeqësua dhe ndërroi jetë.

Ditën e sotme aktori i njohur u paraqit përpara gjykatës ku nuk pranoi dhe as mohoi krimin e bërë, ai qëndroi gjatë gjithë kohës i heshtur dhe foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij, datën e lindjes, adresën dhe kombësinë e tij britanike.

