Prej disa kohësh moderatorja e njohur Marina Vjollca ka qenë në vëmendje të mediave pasi u përfol gjatë se ajo dhe reperi i njohur Getoar Selimi do të bëheshin prindër për herë të parë.

Gjithçka nisi pasi prezantuesja prej kohësh nuk postonte në adresën e saj në Instagram dhe në fotot e fundit që ajo kishte ndarë me ndjekësit shihesh në forma më të rrumbullakosura se zakonisht.

Ka mjaftuar kjo që të gjitha mediat të aludonin se ajo është shtatzënë dhe kjo ishte arsyeja sepse prej kohësh nuk kishte bërë një postim të trupit të saj.

Mirëpo edhe pse vetë Marina nuk dha asnjë deklaratë publike për këto lajme, së fundmi ka qenë miku i saj, gazetari Eraldo Rexho, ai që ka zbuluar të vërtetën nëpërmjet një postimi.

Ai shfaqet së bashku me Marinën në një foto të publikuar në Insta Story dhe krah sa ka shkrua: “Meqë nuk ra fjala, Marina nuk është shtatzënë”.



