Nga Shqipëria / E Premte 6 Prill 2018, 14:02

Elvana Gjata nuk di të ndalet, sapo publikoi këngën e re dhe është thjesht UAU!

Pas suksesit që pati albumi i saj '3EP' këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata ka treguar se nuk di të ndalet dhe vetëm përpara disa ditësh zbuloi për të gjithë se do të publikonte këngën e saj të re, që është një bashkëpunim me reperin e njohur amerikan Ty Dolla $ign.

Dhe dita e shumëpritur për shumë fansa erdhi dhe vetëm pak minuta më parë Elvana publikoi këngën e re ‘Off Guard’.

Kënga që në momentin e parë që doli ka arritur të grumbullojë  16 mijë klikime. Ky projekt është shumë ndryshe nga të tjerët, duke qenë se është punuar nga producenti amerikan Poo Bear, me të cilin Elvana po bashkëpunon prej kohësh.

Videoklipi është shumë veror dhe është pritur mirë nga fansat e saj, të cilët e kanë komplimetnuar për këtë realizim të arrirë.