Ato janë dy nga motrat më të famshme shqiptare që ndër të tjera jeta e tyre personale përbënë gjithmonë interes për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Luana Vjollcën dhe Marinën të cilat përveç se janë shumë simpatike, e kanë treguar gjithmonë se pavarësisht punës së njëjtë që bëjnë kanë një marrëdhënie shumë të veçantë me njëra-tjetrën dhe mes tyre nuk ka kurrë konkurrencë.

Përpara disa muajsh dasma madhështore e moderatores Marina Vjollca dhe reperit Getoar Selimi, mori një vëmendje shumë të madhe mediatike, që u komentua për disa javë me radhë. Vëmendjen më të madhe sigurisht e mori Marina dhe paraqitja e saj si nuse që u pëlqye jashtëzakonisht shumë nga shqiptarët, por edhe pamja e Luanës nuk mbeti pas dhe u komentua shumë gjatë.

Mirëpo ditën e sotme më e vogla e motrave Vjollca ka dashur të ndaj me fansat dasmën e motres së madhe. Pranë motrës me fustan nusërie shfaqet Luana, në një moshë shumë të vogël.

“Gjithë jetën kam me të mbyt me puthje si këtu jeta ime”- ka shkruar moderatorja përkrah fotos me motrën e madhe, Lirën.

Për pamjen e Luanës nuk ka mundur mos të komentonte Marina, e cila i ka vënë në dije se aty ngjanë fiks si një çun haram.

“Je e sigurt që je ti? Dukesh si çun haram.”- ka shkruar ajo me shaka.




