Nga Shqipëria / E Premte 6 Prill 2018, 13:01

Shqiptarët hyn në shtëpinë e këngëtarit grek dhe i grabisin gjithçka

Një ndër këngëtarët më të njohur të muzikës greke i cili kohët e fundmit ka qenë i pranishëm në Shqipëri, Lefteris Pandazis, është grabitur nga disa shqiptar.

Siç bëjnë me dije mediat greke shtëpia e tij është grabitur së fundmi nga disa hajdut të cilët mendohen se janë me origjinë shqiptare. Ato kanë shkruar se grabitësit janë ndihmuar nga punonjësja e shtëpisë së Pantazis dhe i kanë grabitur atij 1 mijë euro si dhe disa bizhuteri me vlerë.

Madje policia greke dyshon se këta grabitës janë të  njëjtit me ata që grabitën dhe rrahën barbarisht biznesmenin grek Aleksandros Stamatiadis.

Aktualisht biznesmeni 52-vjeçari ndodhet në spital me dëmtime serioze për shkak se u grabit me levë hekuri në kokë, nga grabitësit, të cilët u futën në shtëpinë e tij në Athinë, teksa familja ishte në gjumë.

Policia ka deklaruar se dy grabitjet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe se po punohet për të kapur autorët.