Nga Shqipëria / E Premte 6 Prill 2018, 12:12

Shqiptarët pushtojnë burgjet angleze, shifrat alarmante habisin ambasadorin britanik

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman, ka qenë në një vizit së fundmi në Shkodër, ku dhe është shprehur se numri i personave me shtetësi shqiptare që janë të burgosur në burgjet britanike, sapo shkon e po rritet më shumë. Ai tregoi një shifër shqetësuese dhe tha se aktualisht janë 762 shqiptarë në burgjet e Britanisë së Madhe.

“70 për qind e tyre vijnë nga Shkodra, Kukësi dhe Dibra. Pjesa më e madhe e tyre janë të dënuar për trafik droge. Kemi një rritje të numrit të shqiptarëve që merren me krime. Krimi i organizuar është një dëm i madh për shoqërinë shqiptare", tregoi diplomati.

Për këtë fenomen ditë më parë edhe një deputet i Partisë Laburiste u shpreh se bandat e krimit të ardhura nga Europa Lindore po ktheheshin në një fenomen shumë shqetësues dhe kishin sjell një situatë të krimit të dhunshëm në Londër.

Lammy madje tregoi se droga po shpërndahet me lehtësi, njësoj si picat dhe s’po merret asnjë masë për këtë gjë.