Ndonëse reperi Ledri Vula është i njohur vetëm brenda trojeve shqiptare, këngët e tij mesa duket kanë arritur të dëgjohen edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo vetëm nga publiku i thjesht, por nga një prej reperëve më të njohur momentalisht në SHBA.

Mesa duket reperi A$AP Rocky është frymëzuar nga kënga e njohur 1 Janari dhe i ka vjedhur idenë e klipit dhe të muzikës reperit shqiptar Ledri Vula.

Ai ka lançuar së fundmi këngën e tij të re që titullohet ‘’A$AP Forever” dhe të gjithë ata që e kanë dëgjuar kanë vënë re një ngjashmëri të madhe mes këngës së tij dhe 1 Janarit të Ledrit.
Madje për këtë gjë ka reaguar edhe vetë reperi shqiptar nëpërmjet një postimi në Instastory ku ka shkruar: “E vogël bota/ po na kopjojnë amerikanët. Fresh si 1 Janari”, ka shkruar ai duke e shoqëruar foton me disa figura me të qeshur.



