Evi Reçi për të gjithë ata që nuk e din përveç se është një nga këngëtaret më të njohura të muzikës shqiptare, ushtron edhe profesionin e gazetares në Itali, në La Republika si dhe ka emisionin e vetë në Radio Fiesole.

Ajo erdhi përpara disa kohësh me një projekt muzikor, këngën ‘Dorëzohu’ me të cilën u prezantua në spektaklin ‘Kënga Magjike’, mirëpo edhe pse kënga nuk arriti të kalonte në finale, mbeti në memorien e publikut.

Por së fundmi ajo i ka surpizuar të gjithë teksa ka lajmëruar se këtë herë nuk do të vijë as si këngëtare as si gazetare. Siç është mësuar Evi po bashkëpunon me këngëtarin Dren Abazi dhe do të jetë pjesë e videoklipit të tij të ri.

Ka qenë Dreni ai që ka postuar një foto të këngëtares nga vaska ku ajo shihet e shtrirë me një gotë verë në dorë.
Nuk dihet ende se kur do të publikohet pamja por duke parë pamjet e klipit, pritet që të jetë një projekt shumë interesant.



