Nga Bota / E Enjte 5 Prill 2018, 18:06

Do i fiknin aparatin që e mbante në jetë, ndodhi mrekullia dhe 2-vjeçari zgjohet nga koma

Historia e pabesueshme e vogëlushit 2-vjeçar Dylan Askin ka habitur të gjithë mjekët dhe njerëzit dhe ka treguar se mrekullitë ekzistojnë vërtet. Ai ishte vetëm 2-vjeç kur u zgjua nga koma, pak para se mjekët të shkëpusnin aparaturat që e mbanin në jetë.

Ai ishte shumë i vogël kur u diagnostikua me një kancer në mushkëri që i mbulonte pothuajse 80% të tyre. Djali si fillim shfaqi problem me frymëmarrjen dhe pas diagnostikimit u zbulua se kishin të bënin me një histiocitozë pulmonare një lloj i rrallë i kancerit që zakonisht shfaqet tek fëmijët.

Më pas situate e Dylanit filloi që të përkeqësohej dhe ai përfundoi në koma, mjekët e mbanin në jetë vetëm fal aparaturave, deri sa gjatë ditëve të Pashkëve të vitit 2016, prindërit morën vendimin e vështirë që ti ndërprisnin aparaturat.

Por në momentin që mjekët do i fiknin, prindërit vunë re se aparaturat po jepnin shenja të aktivitetit  të trupit.

“Stop, po lufton përsëri” bërtitën ata. Niveli i oksigjenit filloi të rritej dhe Dylan u zgjua. Pas një periudhe në kujdes intensive Dylan mund të kthehej në shtëpi.

Vogëlushi më pas ju nënshtrua kimioterapisë dhe në vitin 2017 u bë  protagonist i një fushate “CLIC Sargent” e cila ndihmon familjet me fëmijët të cilët vuajnë nga kanceri dhe prindërit e tij dëshirojnë të kujtojnë historinë e pabesueshme që ata ishin protagonist.

“Unë nuk jam shumë fetare por mendoj se kjo që na ndodhi ishte një mrekulli”- u shpreh nëna e Kerry Askin për Daily Mail.