Emri i saj është një nga më të lakuarit në mediat shqiptare dhe gjithashtu Oriola Marashi është edhe një nga modelet më të kërkuara në vendin tonë. Ajo bëhet shpesh pjesë e portaleve për shkak të fotove provokuese që poston, në të cilat shfaqet pothuajse nudo duke treguar format bombastike.

Modelja përpara disa kohësh publikoi një foto ku tha se tashmë nuk do publikonte më foto nudo por vetëm video.

Edhe pse me vonesë mesa duket ajo e mbajti fjalën dhe ditën e sotme i ka vënë flakën rrjetit me videot e saj. Modelja shfaqet në një ambient shtëpie ku shihet e veshur vetëm me të brendshme të tejdukshme. Ajo gjatë gjithë kohës tregon gjoksin e saj dhe si përherë provokon me pamjen seksi.

Nuk dihet nëse është duke bërë ndonjë set fotografik apo duke xhiruar për këngën e saj të re, për të cilën përflitet se do të publikohet shumë shpejt.





