Xheni i Big Borther Albania është kthyer në një personazh që përherë e më shumë tërheq vëmendjen e mediave me jetën e saj.

Ditët e fundit ajo ka qenë e përfolur pasi deklaroi se tashmë po jeton përfundimisht në Tiranë dhe se madje ka filluar edhe një punë. Ajo pak ditë më parë zbuloi vetë nëpërmjet një fotoje që punon në një zyrë, megjithatë nuk tregoi konkretisht se çfarë pozicioni është por në foto shfaqësh përpara një kompjuteri dhe me disa letra në tavolinë.

Ditën e sotme ajo ka postuar prapë një foto ku shihet nga puna, ajo këtë herë shihet përpara një telefoni dhe përball ka hyrjen e një zyre. Siç kuptohet dhe nga fotoja ajo në të vërtetë punon në pozicionin e recepsionistes.

Megjithatë ish-banorja më herët në intervista kishte shprehur dëshirën e saj për tu bërë modele dhe kohët e fundit ka kryer edhe disa sete fotografike.



