Ka qenë një nga lajmet më të diskutuara, marrëdhënia treshe e ish-missit shqiptar Egla Harxhi me të vetëshpallurin Princin e Libofshës dhe një modele tjetër të quajtur Alessia. Por pas ardhjes në jetë të djalit të parë të modeles duket se gjërat kanë ndryshuar dhe marrëdhënies treshe i erdhi fundi.

Këtë gjë e pranoi dhe vet modelja në një intervistë ku u shpreh se shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e saj.

Por mesa duket marrëdhënia e tyre nuk ka përfunduar dhe aq paqësisht, të paktën kështu tregon postimi i fundit i Eglës në Instagram.

Ajo ka publikuar një foto të vetën në të cilën ka shkruar: “Shumë njerëz kanë ardhur dhe kanë ikur dhe ka qenë gjithmonë mirë pasi kanë mbushur disa hapësira që ishin për njerëzit e mirë. Është një eksperiencë e çuditshme ku ata të cilët më kanë lënë mua gjithmonë kanë lënë hapësira për njerëz me kualitet më të mirë”, shkruan Egla në postimin e saj në Instastory.




