Siç dihet aktori i humorit Bes Kallaku është një nga personazhet që njihet për komentet e tij ngacmues dhe batutat plot humor që bën tek postimet e personazheve të njohur shqiptar.

Këtë herë në shënjestrën e tij ka qenë reperi i njohur Capital T, i cili së fundmi ka publikuar një foto në adresën e tij Instagram, ku shihet brenda një makine, ku bie në sy kapelja e tij e cila mbanë firmën Gucci.
Siç dihet në Shqipëri ekziston stereotipi që personat që mbajnë veshur markën 'Gucci' janë me origjinë nga Laçi. Edhe Besit nuk i ka shpëtuar ky detaj dhe i ka komentuar këngëtarit me humor:“Je bërë si laçian o vëlla” – ka shkruar ai.

Por edhe Capital T nuk e ka lënë me aq dhe pa ngurruar ja ka kthyer mikut të tij:“Kush të tha që s’jam nga Laçi?” – ka përfunduar ai.

Ndonëse me shaka mesa duket të gjithë ndihen pak laçian kur vishen me makrën e njohur 'Gucci'.



