Nga Shqipëria / E Enjte 5 Prill 2018, 14:02

Para dhe jetë e shfrenuar, Angela Martini dhe burri miliarder sjellin klipin me skenat hot

Angela Martini është një nga modelet me origjinë shqiptare që karrierën e saj prej vitesh e bën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo përpara disa muajsh bëri publik lajmin se ishte martuar në një ceremoni private në Las Vegas, me të dashurin e saj rumun Dragos Savulescu.

Që prej asaj kohe ajo ka postuar vazhdimisht foto ku shfaqet shumë e lumtur krah tij dhe madje ka treguar se tashmë ata bashkëjetojnë në një shtëpi shumë luksoze.

Por ditën e sotme modelja ka shpërndarë disa video ku shihet së bashku me bashkëshortin saj në skena të nxehta. Ajo e veshur në mënyrë provokuese duke hedhur lekë në ajër gjatë momentit intim.

Siç është kuptuar këto videoklipe të nxehta duhet të jenë realizuar nga Dragos, duke qenë se ai është edhe regjisor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sepse jo shumë çifte mund ta bëjnë këtë”- ka shkruar Angela përkrah videove, të cilat menjëherë kanë marrë reagimet e panumërta të fansave.