Me siguri të gjithë ndjekësit e rregullt të telenovelës së njohur spanjolle 'Rebelde' e mbajnë mend vajzën rebele dhe çapkëne, që luante rolin e Roberta Padron.

Ky rol luhej nga aktorja e njohur spanjolle Dulce Maria, e cila me karakterin e saj ekspresiv, arriti të vidhte zemra e adoleshentëve shqiptar.

Por ndryshe nga sa e mbajmë mend të gjithë, ajo pas kaq shumë vitesh ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë. Tashmë është më e rritur dhe ka pësuar ndryshime në pamje dhe në jetën e saj personale.

Ajo prej vitesh është në një lidhje me regjisorin e njohur Paco Alvarez dhe shpesh herë ndan me ndjekësit moment nga jeta personale. Aktorja përveç se aktrimit është edhe shumë aktive edhe në muzikë dhe koncertet e saj janë gjithmonë të tejmbushur me njerëz.




