Nga Shqipëria / E Enjte 5 Prill 2018, 13:01

Ledion Liço i kundërvihet moderatores shqiptare: Je një katunare e lumtur

Ledion Liço është një ndër modratorët më të dashur për publikun shqiptar. Ai së fundmi është prezantues i emisionit të njohur ‘The Voice Kids’ ku prezanton se bashku me Dojna Memën e cila është në ‘The Voice room’.

Sigurisht batutat dhe ngacmimet mes tyre janë të shpeshta dhe jo vetëm në transmetimet live, por edhe jashtë ekranit.

Së fundmi moderatorja e njohur ka publikuar në adresën e saj në Instagram një foto ku shihet në një moshë shumë të vogël. Kjo foto ka tërhequr  vëmendjen e Ledionit, i cili i ka komentuar: “Katunare e lumtur”.

Megjithatë Dojna nuk e ka lënë me kaq këtë batutë dhe ja ka kthyer menjëherë duke i kujtuar se ai është më i madh në moshë.

“Të paktën kam foto me ngjyra”, ja ka kthyer prezantuesja me shaka.