Ajo është një nga femrat shqiptare më të ndjekura në instagram dhe me fotot e saj provokuese ka arritur që të tërheq vëmendjen e të gjithëve dhe të kthehet në një personazh mjaft të pëlqyer në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për Redona Koçin e cila njihet ndryshe dhe si 'avokatja më seksi në Shqipëri', duke qenë se studimet i ka mbaruar për drejtësi.

Vajza seksi rreth dy vite më parë u përfshi në një thashetheme rozë, duke qenë se në mediat sociale qarkulloi një bisedë në të cilën pretendohej se ajo kishte kërkuar 1000 euro për një natë. Por siç deklaroi dhe ajo në atë kohë, gjithçka ka qenë një gënjeshtër e sajuar.

Ajo ka dhënë një intervistë për GSH ku dhe ka rrëfyer të vërtetën:
"E kam sqaruar në një postim. Adresa nuk ka qenë e imja personale, ndaj sigurisht edhe bisedimi nuk ka qenë i vërtetë.”

Ajo madje ka treguar edhe shumën më të madhe që i është ofruar asaj për të marrë pjesë në një reklamë, në të cilën dha shifrën e 10 mijë eurove.

“Për arsye të tjera, ndryshe nga ato ekonomike, nuk pranova të isha pjesë e saj.”- bëri me dije Redona.



