Përpara disa kohësh këngëtarja e njohur Enca u përfol gjatë se midis saj dhe një reperi gjerman, Nimo, po lindte diçka. Ata shkëmbenin shpesh komente romantike me njëri-tjetrin gjë që bëri që mediat të aludonin se ishin në një lidhje.

Mirëpo sot këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku dhe ka zbuluar diçka më shumë për marrëdhënien e tyre.

Ajo ka bërë me dije se mes tyre ka diçka që do të shkojë përtej miqësisë, por nuk ka dashur të shprehet më shumë.

Enca madje ka zbuluar se shumë shpejt do të ketë një bashkëpunim me reperin e njohur dhe se janë pothuajse gati për ta bërë publik projektin.

“Jemi shumë miq të mirë. Kemi pasur disa takime që do të shkojë më shumë se miq të mirë. Nuk e di se si ta shpreh. Do bëjmë një këngë bashkë. Është thuajse finalizuar si projekt", është shprehur 22-vjeçarja.



