Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Prill 2018, 19:07

Enca flet për vështirësitë e klipit të ri: Mu desh të bëja skena hot përpara 40 vetave

Këngëtarja e njohur Enca ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin 'Rudina' ku ka treguar diçka më shumë rreth klipit të saj shumë të diskutuar ‘Dua’, ku ajo shfaqet  në skena erotike me një model spanjoll.

Siç ka treguar dhe vetë këngëtarja ajo është frymëzuar për idenë e videoklipit nga një telenovelë turke dhe ka rrëfyer se modelin e ka përzgjedhur vetë.

“U mora vetë me detajet e klipit nga A te Zh. Fatlumin doja ta zgjidhja vetë. Komunikimi mes nesh ka qenë anglisht. Ai ka mësuar disa fjalë të vogla në shqip që shpresoj të mos i harrojë. Jo vetëm që dinte shumë për Shqipërinë por dëshironte të vinte në Shqipëri”.

Ajo madje tregoi se dhe skenat erotike me modelin i ishte dashur ti kryente përpara 40 vetave dhe kanë qenë shumë të vështira për të.

“Ishte skena më e vështirë që mu desh të xhiroja. E kisha veshjen shumë të ekspozuar dhe kisha 30-40 persona në staf. Më pas ishte skena e puthjes që nuk e kisha bërë më parë. Pierluigi Fracassi ishte shumë profesionist dhe serioz në xhirime dhe gjërat shkuan shumë mirë. Ne flasim dhe ai më dërgon video dhe lajme të portaleve që është folur për projektin”.