Siç dihet reperi i njohur Majk prej kohësh është përfolur se është në një lidhje me vajzën e një politikanit kosovar, Melita Nushi me të cilën vetëm pak ditë më parë pranoi publikisht në një club se është i dashuruar me të.

Në këtë mënyrë ai bëri publike edhe lidhjen e tij, duke qenë kjo lidhja e parë që ai e pranon, pasi me Majlinda Zekën edhe pse ajo ishte shtatzënë kurrë nuk e pranoi një gjë të tillë.

Por mesa duket lajmet e çiftit kanë arritur në veshin e Majlindës, e cila ka vendosur të marrë një vendim të papritur dhe të heq dorë përfundimisht nga babai i djalit të saj.

Ajo ka postuar së fundmi një foto në Instastory, në të cilën shprehet se tashmë do i dedikohet plotësisht vetes.

"Shëndeti yt mendor është një prioritet, lumturia jote është një prioritet, kujdesi ndaj vetes është një prioritet, ekzistenca jote është një prioritet".




