Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Prill 2018, 18:06

Ermali dhe Kejvina braktisin ‘Xingun’, ja çfarë profesioni të ri kanë vendosur të bëjnë

Moderator i njohur Ermal Mamaqi dhe velina e emisionit të tij, Kejvina Kthella, janë kthyer në një nga dyshet më të dashura për publikun . Ata së bashku e bëjnë çdo mbrëmje të shtune më të lumtur për çdo shqiptar.

Por mesa duket së fundmi, për disa moment dy personazhet e njohur kanë vendosur që të heqin dorë nga ‘Xing’ dhe ti përkushtohen një profesioni të ri.

Ka qenë Ermali ai që ka postuar një foto ku shihet me Kejvinën duke bërë dy role shumë ndryshe nga sa jemi mësuar ti shohim zakonisht. Ai është regjisori ndërsa Kejvina operatorja.

“Regjisori me operatore Kejvina Kthella”, shkruan Ermali teksa na prezanton me “profesionin” e ri të tij dhe të velinës.

Ndërkohë mesa duket ky ndryshim është pritur mirë nga ndjekësit, pasi disa prej tyre edhe i kanë konmplimentuar.

“Ka lezet operatorja”, shkruan një nga komentuesit duke vënë në dukje qëndrimin provokues së Kejvinës.