Enca ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të këngës së saj të re ‘Dua’ ku me skenat erotike që kishte bërë me modelin spanjoll ajo arriti të komentohesh gjatë nga të gjithë. Madje të shumtë ishin ata që e sulmuan këngën e saj, por pavarësisht kësaj ajo vazhdon ende të jetë një nga më të klikuarat në Youtube.

Që nga publikimi i klipit këngëtarja ka postuar vazhdimisht foto të ndryshëm ku shfaqet së bashku me modelin spanjoll, por ditën e sotme ajo ka treguar se ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rudina’ dhe në një foto ku shfaqet së bashku me Rudinën ajo ka shkruar se e adhuron.

"Është kënaqësi të intervistohesh prej një ikone të televizionit shqiptar. E adhuroj", shkruan Enca në foton ku shfaqet me Rudinën.

Ndërkohë nuk ka vonuar shumë dhe vetë Rudina ka shpërndarë më pas një foto me Encën ku ka shkruar dy fjalë për të: “"Kënaqësia është e imja", teksa e shoqëron postimin me një emoji yll dhe një puthje.




