Ata janë një nga dyshet më të komentuara dhe kjo jo vetëm për shkak të muzikës së tyre, por edhe për shkak se është përfolur gjatë se Eni Koci dhe Genc Pervlukaj janë prej kohësh në një lidhje.

Por edhe pse kanë qarkulluar shumë foto ku ata shfaqeshin së bashku vazhdimisht, dy këngëtarët i kanë përgënjeshtruar lajmet se janë në një lidhje dhe janë shprehur se janë thjesht shok dhe kolegë.

Mirëpo tashmë u bë një vit që kur qarkulluan fotot ku çifti shfaqësh dorë për dore me njëri- tjetrin dhe së fundmi Eni ka publikuar disa dhurata super romantike.

Me shumë gjasa edhe pse kurrë nuk e bënë publike lidhjen, çifti po feston së fundmi përvjetorin e parë të lidhjes. Eni ka postuar disa trëndafila të kuq, çokollata dhe një palë vath shumë të bukur.

Nëse vërtet çifti po feston përvjetorin e parë duhet të pranojmë që Genci është një partner shumë romantik, duke marrë parasysh dhurata që i bëri Enit.



