Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Prill 2018, 15:03

Një shtëpi aspak e zakonshme: Dalin pamjet nga vila luksoze e Gjyste Vulaj

Ajo është një ndër këngëtaret që ka vite që është pjesë e muzikës shqiptare. Gjithmonë Gyste Vulaj ka qenë e komentuar për jetën e saj luksoze, veshjet firmato dhe ushqimet e shtrenjta.

Dhe kur bie fjala për luks, ajo nuk nguron që edhe shtëpinë e saj ta ketë të mbushur me gjëra të shtrenjta dhe luksoze.

Këngëtarja e njohur së fundmi ka postuar një foto në adresën e saj në Instagram, ku shfaqet në ambientin e shtëpisë së saj të mobiluar me një stil mondan dhe super luksoz.

Siç shihet ajo është aty së bashku me familjen e saj ku shfaqen shumë të lumtur duke festuar.