Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Prill 2018, 14:02

Gruaja italiane e Lorik Canës e flet shqipen më mirë se ne, keni për tu habitur kur ta dëgjoni

Ish kapiteni i skuadrës së kombëtares shqiptare Lorik Cana siç dihet është i martuar me një arkitekte italiane me të cilën ka edhe një djalë. Ata prej kohësh janë zhvendosur në Shqipëri ku dhe po jetojnë momentalisht.

Mbrëmjen e djeshme çifti i njohur ka bërë një video live ku  kanë mundur të komunikojnë me fansat e tyre. Njëra prej fanseve i kërkon Monikës që të flas shqip, mirëpo ajo nguron deri sa Loriku e pyet:’’ Pse spo flet shqip”, pas kësaj Monika ka marrë guximin dhe ka nisur të flas me ndjekësit në gjuhën shqipe duke i habitur të gjithë.

“Po fol. Po unë nuk lexua mesazhe në Instagram. Faleminderit për folloë, per tutto, për krejt”, -ka vazhduar ajo dialogun me fansen.

Siç ka rrëfyer edhe vetë Loriku në disa intervista Monika e kupton shumë mirë gjuhën tonë por për ta folur ende nuk ka mësuar shumë mirë.