Ajo është një nga këngëtaret më të njohura të muzikës popullore dhe asaj të lehtë. Këngëtarja Blerina Braka në pjesëmarrjen e saj në 'Kënga Magjike' bëri publik për të gjithë njerëzit lajmin e mirë se do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo gjatë performancës së saj kishte përdorur një veshje të tillë ku nuk i dallohesh barku. Mirëpo në videoklipin më të fundit që publikoi 'Le të tundet vendi' këngëtarja kishte veshur një bluze që ja ekspozonte shumë barkun e rrumbullakosur.

Por ajo së fundmi nëpërmjet një postimi në Instagram i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj pasi lajmëroi se ajo është martuar dhe jo së fundmi, por ka një vit që është e martuar.

Këtë gjë e ka zbuluar shoqja e saj nëpërmjet një komenti që ka lënë poshtë fotos ku shihet ajo dhe bashkëshorti me unaza në duar.
"Po ti ke nje vit moj qe je martuar pse tani do tjua tregosh fansave ti e poshter", i komenton ajo.

"Tani erdhi momenti shpirti", i replikon Blerina.




