Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Prill 2018, 12:12

Kush tha që sherri mori fund? Real 1 dhe DJ Blunt bëjnë dissin e radhës

Ka qenë një nga sherret më të gjatë që përfshiu disa persona, mirëpo pas një sërë përplasjes mes DJ Blunt, Real 1 dhe Ledrit e Redbox  të gjithë menduan se reperat e njohur i dhanë fund mosmarrëveshjeve të tyre.

Por mesa duket DJ Blunt nuk ka të ndalur dhe ka vendosur që tu bëjë një diss reperave nëpërmjet një këngë të publikuar së fundmi. Ai dhe Real 1 kanë publikuar këngën e re të quajtur ‘Problem’ dhe siç janë shprehur është një diss për Ledrin, Gjikon dhe Faton Shoshin.

Madje Blunt  ka bërë disa video ku ka treguar se kjo këngë përshkruan të gjithë situatën e ditëve të fundit, ai madje nuk ka nguruar dhe të shaj të gjithë personat që i kanë dhënë dislike këngës në Youtube./Burimi:Intv.al