Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Prill 2018, 12:12

Mohoi lajmin se është e lidhur, por Armela e BB prezanton publikisht të dashurin e ri

Armela Hyseni ka qenë një nga ish banoret më të komentuara e cila edhe pse u eliminua shpejt nga loja arriti të tërheq vëmendjen e publikut. Ajo së fundmi ka qenë e përfolur pasi qarkulluan lajme se ish banorja ishte në një lidhje të re dashurie.

Ndërkohë nuk ka vonuar shumë dhe Armela i ka përgënjeshtruar vetë lajmet duke thënë se është ende beqare dhe nuk ka asnjë mashkull në jetën e saj.

Mirëpo pak ditë pasi ajo mohoi këto lajme, ish konkurrentja ka publikuar në adresën e saj Instagram një foto ku shihet e kapur për dore me një mashkull, fytyrën e të cilit nuk e ka zbuluar.