Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Prill 2018, 12:12

500 milion euro për emigrantët, ja si mund të përfitojnë edhe shqiptarët

Ditën e djeshme ministri gjerman i zhvillimeve,Gerd Müller, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë emigrantët.

Siç ka treguar dhe ai po planifikohet për një rritje të madhe të kuotës së ndihmave që shteti Gjerman do ofrojë për të gjithë emigrantët që do rikthehen vullnetarisht në atdheun e tyre.

Ai ka kërkuar publikisht që shuma prej 150 milion eurosh që është ofruar deri më sot për këtë kauzë të bëhet 500 milion euro.

Ky program i ndihmave për kthim i cili quhet ‘Prespektiva Atdheu’, ka për synim të ndihmojë të gjithë emigrantët të cilët zgjedhin të kthehen në atdhe për të rindërtuar jetën e tyre.

Kjo ndihmë nënkupton ngritjen e një jetese të qëndrueshme në vendin e tyre, e cila është më e rëndësishme se mbajtja si refugjatë në Gjermani.

“Në programin e ndihmës për kthim, në të ardhmen duhet të derdhen 500 milionë euro në vit”, ka deklaruar Müller për Agjencinë Gjermane të Lajmeve DPA.

“Kjo është shumë më e volitshme se sa të mbahen njerëzit këtu në Gjermani”, ka thënë ai.

Lajmi mirë është se në vendet e përfshira në këtë nismë është edhe vendi jonë. Vendet për ku janë destinuar këto para janë: Shqipëria, Kosova, Serbia, Tunizia, Maroku, Gana, Senegali, Nigeria, Iraku, Afganistani dhe Egjipti./Burimi:Shqiptarja.com