Nga Shqipëria / E Martë 3 Prill 2018, 17:05

Lajme të mira: Dy ish banorët e ‘Big Brother Albania’ bëhen prindër për herë të parë

Përpara disa muajsh qarkulloi lajmi se Klaudia  ish banoria e Big Brother 5 dhe Arsimi ish banori i Big Brother 6, ishin prej disa vitesh të lidhur dhe madje po prisni edhe një fëmijë së bashku.

Të gjithë u habitën duke qenë se dy ish banorët nuk kishin dal asnjëherë publikisht e madje asnjëri nuk e dinte se ata në fakt ishin bashkë.

Por pas kaq shumë muajsh pritje sot Klaudia i ka dhënë jetë fëmijës së tyre të parë. Ata janë bërë prindër dhe ende nuk është mësuar gjinia e fëmijës, pasi lajmin e ka dhënë një nga faqet e Big Brother në Instagram.

Ata tashmë janë çifti i dytë që bëhen prindër pasi janë njohur nga Big Brother, pasi vendin e parë e zënë dyshja Ogreni dhe Neda të cilët aktualisht po presin fëmijën e tyre të dytë.