Enca përpara disa ditësh lançoi këngën e saj të re ‘Dua’ që u komentua gjatë nga fansat dhe mediat për shkak të vidoklipit tepër provokues, pasi ajo shfaqësh në skena hot me modelin spanjoll Pierluigi Fracassi.

Ndonëse shumë nuk e pëlqyen dhe e kritikuan, kënga pati një sukses të jashtëzakonshëm, pasi mblodhi miliona klikime në pak ditë.

Por sot Enca ka surprizuar fansat e saj pasi ka postuar një foto ku shihet së bashku me modelin e njohur, pran saj ajo ka shkruar: “Telenovela Turke”, duke e krahasuar historinë e klipit të saj me atë të një seriali turk.

Mbase me këtë Enca do të tregojë që kjo histori do të ketë edhe ndonjë pjesë tjetër.





