Çifti i njohur Ami dhe Ermali përpara disa javësh u bënë prindër të një vajze, të cilën e quajtën Sia. Mirëpo që nga ajo ditë ata janë kujdesur që të në çdo foto që postojnë fytyra e vajzës mos të ekspozohet.

Por sot Ami ka bërë një përjashtim. Ajo ka postuar disa foto ku shihet së bashku me Rezarta Shkurtën në kompanin e saj, duke bërë një set fotosh për Sian dhe Joelin. Në njërën prej fotove ajo ka zbuluar pak fytyrën e vajzës, teksa Rezarta po e rregullonte për foto. Ndërsa në postimin tjetër shihet Joeli duke ushqyer një lepur.

Mesa duket dy vogëlushët po përgatisin një set fotografik së bashku, që me siguri shumë njerëz mezi po e presin për të parë më në fund fytyrën e plotë të Sias së vogël.




