Stresi dhe e dashura e tij Kejsi janë të lidhur prej një kohësh shumë të gjatë dhe së fundmi ata kanë shpallur publikisht edhe fejesën e tyre, dhe përflitet se çifti do i jap fund beqarisë në një dasmë madhështore në Santorini të Greqisë.

Ndërkohë postimet e Stresit ku shpreh hapur dashurinë që ka ndaj partneres janë bërë të shpeshta por në postimin e fundit ai padashur ka zbuluar edhe disa nga pamjet e ambienti të shtëpisë ku momentalisht po bashkëjeton me të fejuarën e tij.

Siç shihet edhe në foton e publikuar nga ai shtëpia është dekoruar me stil modern dhe shumë të rehatshëm, ku mbizotëron ngjyra e kuqe dhe e zezë.

Në foto gjithashtu shihet edhe ai me Kejsin të veshur shumë elegant dhe pran fotos ai ka shkruar: “Personi im i preferuar”.




