Nga Shqipëria / E Martë 3 Prill 2018, 15:03

Ronela Hajati sherr me komentuesin pasi e ofendoi: Ta marr atë gishtin dhe ta fus

Prej disa ditësh këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka lajmëruar të gjithë fansat e saj se shumë shpejt do të sjellë një këngë me një videoklip shumë ndryshe.

Ajo ka publikuar vazhdimisht foto nga pamja që do përdor në këtë videoklip dhe të themi të vërtetën duket përrallore me look-un e guximshëm.

Së fundmi ka publikuar edhe një foto në të cilën ka shkruar: “Përrallë”, nuk dihet nëse ky do të jetë titulli i këngës, por diçka që ka tërhequr vëmendjen e mediave ka qenë një sherr që këngëtarja ka pasur me një nga fansat e saj, i cili nuk ka ngurruar ta ofendojë publikisht këngëtaren.

"Lutju dreqit për pak famë", duke e shoqëruar komentin e tij me një emoji të gishtit të mesit.

Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga këngëtarja, e cila nuk ka ngurruar ti kthej një përgjigje.

"Po do bëjë një sakrificë me gjak ditën e martë datë 13 dhe do të ta marr këtë gishtin tënd dhe do të ta fus...në hundë hahahaha".