Mesa duket Era Istrefi nuk di të ndalet. Pasi këngëtarja e njohur publikoi të premten këngën e saj të re ‘Origam’ që është një bashkëpunim me Maphorisa, sot ka lajmëruar se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim.

Ajo ka postuar një foto në ‘isntastory’ ku shihet së bashku me këngëtarin e njohur me origjinë shqiptare Claydee dhe pranë fotos ka shkruar ”Duke punuar me Clydeen”. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Klajdi më vonë ku në një foto me Erën ka shkruar “Muzikë e re”.

Siç dihet ai është një ndër këngëtarët më të njohur në Greqi dhe madje këngët e tij janë kthyer në hite në shumë vende të Europës. Ky do jetë bashkëpunimi i dytë i Klajdit me një këngëtar shqiptar, pas këngës që ai dhe Ermal Mamaqi sollën ‘Seniorita’ që u kthye në një super hit.

Ndërkohë të gjithë presim me padurim se çfarë këngë do të sjellë me Erën që me siguri do të jetë një sukses i vërtetë.




