Ata prej vitesh janë një nga dyshet më të pandashme dhe miqësia e tyre ka qenë shumë e përfolur nga mediat. Mirëpo fotografi i njohur Endrit Mërtiri dhe modelja Aurela Hoxha përpara disa muajsh i bënë lëmsh të gjithë pasi u përfol gjatë se ata të dy i kishin prishur marrëdhëniet e nuk ishin më miq.

Kjo pasi prej kohësh nuk ishin parë më nën shoqërinë e njëri tjetrit , por edhe pse u pyetën disa herë, ata nuk treguar se për çfarë arsye ishin zënë.

Por prej disa javësh dyshja është parë sërish duke i komentuar njëri-tjetrit, e madje Endriti e uroi modelen publikisht për ditëlindjen e saj. Ajo prej kohësh ndodhet në Spanjë ku dhe nuk nguron të publikojë vazhdimisht foto provokuese.

Së fundmi ka postuar një foto në përshkrim të të cilës ka shkruar: “ lë të flasim për modën”. Në këtë foto i ka komentuar edhe miku i saj duke i shkruar: ‘Prapë do të zihemi domethënë”, duke bërë humor në këtë mënyrë dhe duke treguar se zënkat e tyre të vetme janë për shijet e ndryshme në modë.



