Nga Shqipëria / E Martë 3 Prill 2018, 13:01

Sot është superstar por dikur Noizy dhe OTR ishin shpallur bandë e rrezikshme në Angli

Ndonëse sot labeli i njohur OTR dhe reperi Noizy janë një nga grupet më të njohura të muzikës rep, në vitin 2006 ata kanë qenë të njohur edhe për mediat angleze, por jo për mirë pasi OTR njihej si një nga 200 bandat më të rrezikshme kriminale në Angli.

Në atë kohë OTR bëri bujë në të gjitha mediat britanike të cilat shkruanin për një bandë shqiptare që  kishte pushtuar internetin me videoklipe të dhunshme dhe anëtaret e saj me kallashnikovë.

"Një grup nga Bromley i vetëquajtur OTR ka regjistruar dhjetëra video muzikore në vitin e kaluar (2005) dhe ka postuar shumë fotografi online ku shfaqen anëtarët e dyshuar të kësaj bande që mbajnë në duar pistoleta dhe armë të tjera potencialisht vdekjeprurëse. Shumica e videove janë të shoqëruara nga këngë rep me tekste kërcënuese dhe të dhunshme. Videoja e fundit u ngarkua në një faqe interneti, javën e kaluar në të cilin shfaqet një logo OTR, e cila nënkupton fjalët ON TOP OF THE REST. Në disa video shihen djem duke i dhënë makinave të shtrenjta, të veshur me bluza me shkrimin OTR dhe zinxhirë floriri. Në postime të tjera online të OTR, anëtarët e bandës shihen me bluza, kapele, tatuazhe dhe banera me flamurin shqiptar me shqiponjë. Drejtoria Speciale e Krimit 'Scotland Yard' e përfshiu grupin OTR në një listë prej më shumë se 200 bandave kriminale në kryeqytetin londinez. Policia e Bromley insiston që armët e tyre nuk janë të vërteta", shkruan gazeta "neësshoper.co.uk" në artikullin e saj.

"Ne jemi të vetëdijshëm për OTR. So të vazhdojmë të ndërmarrim veprime kundër çdo rrjeti të organizuar kriminal në Bromley", kishte thënë një komandant policie.

Mirëpo ky shkrimë është i vitit 2006 dhe tashmë OTR nuk i përket më bandave kriminale duke qenë se tani është një nga labelat më të suksesshëm, ku pjesë të tij janë jo vetëm repera nga Shqipëria, por nga e gjithë bota.