Gjithçka filloi kur gazetarja e njohur e emisionit investigative ‘Boom’ Fiori Dardha publikoi një foto ku shfaqësh me një tullumbace ngjyrë rozë, në të cilën shkruhej ‘Është një vajzë”.

Duke qenë se ajo aty dukësh shumë e lumtur të gjithë filluan të dyshonin dhe aludonin që moderatorja është në pritje të një vajze. Siç dihet ajo tashmë është nënë e një djali të quajtur Abel dhe të gjithë menduam se familjes do ti bashkohesh një pjesëtar i ri.

Mirëpo një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe ndonëse ndjekësit e saj menduan se është një rreng për 1 prillin, gazetarja i ka sqaruar të gjithë duke treguar se në fakt ajo foto është shkëputur nga Baby Shower i vajzës së shoqes së saj të ngushtë.

“Momente të ëmbla… Ps: Nuk jam në pritje te ëmbël”, ka shkruar Fiori pranë fotos së saj.



