Nga Shqipëria / E Martë 3 Prill 2018, 12:12

Plas skandali: Aktorit të njohur i nxjerrin sheshit videon intime me dashnoren

Ai është një nga aktorët që u bë i njohur fal serialit  ‘Savasci’, por duket se së fundmi aktori i njohur Berk Okay është zhytur në disa skandale të njëpasnjëshme. Përpara disa ditësh bashkëshortja e tij u bë pjesë e një skandali pasi i hackuan adresën e saj të instagramit dhe bërën publike disa foto  të aktorit ku ai shfaqësh nudo.

Më pas qarkulloi në të gjithë rrjetin një foto e vetë bashkëshortes së tij, ku shfaqej me hundën e fashuar dhe pranë saj kishte shkruar: “Ndihmë , më rrahu burri”.

Megjithatë për këtë foto ka reaguar vetë ajo nëpërmjet avokatit të saj, duke u shprehur se ajo foto është shkëputur gjatë momentit që ka bërë ndërhyrjen në hundë, pas kësaj ajo mbylli instagramin.

Por duket se hackerat janë betuar që ti bëjnë keq aktorit dhe menjëherë sapo ka hapur Instagramin sërish , ata kanë postuar një video ku shihet Berk Otkay duke kërcyer lakuriq me një vajzë që sipas tyre është e martuar, por e la burrin  për shkak të parave.