Së fundmi Elvana Gjata ka lajmëruar se shumë shpejt do të publikojë këngën e re që është një bashkëpunim me reperin e njohur Ty Dolla Sing .

Ajo ditën e djeshme madje nxori edhe një promo të shkurtër të këngës së re, ku shihesh se në fakt ka punuar shumë dhe se me siguri kënga shumë shpejt do të kthehet në një hit ndërkombëtar.

Por ndërkohë që ajo e shpërndau këtë video, të gjithë janë habitur nga komenti që reperi i njohur i ka lënë asaj.

Ai i ka lënë asaj dy emoji duke i konfirmuar kështu se bashkëpunimi i tyre i ka lënë një shije të mirë. Ndërkohë Elvana nuk ka nguruar dhe ja ka kthyer: “Shumë e emocionuar për këtë këngë, e bekuar.”




