Nga Shqipëria / E Hënë 2 Prill 2018, 19:07

50-vjeç dhe shtatzënë, këngëtarja shqiptare ja thotë burrit live në emision

Ata janë një nga çiftet e muzikës shqiptare që janë bërë ë njohur nëpërmjet duetit të tyre Kallma cigare. Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë dy nga personazhet e njohur dhe të komentuar, të cilët janë edhe prindër të një djali të quajtur Platon i cili gjithashtu po i futet muzikës.

Së fundmi Naim Abazi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Një kafe me Labin’ ku ka marrë një letër nga bashkëshortja e tij, në të cilën ka mbetur i befasuar.

Ajo shkruante në letër se është shtatzëne dhe se Naimi shumë shpejt do të bëhesh baba.

“Para dy ditësh kuptova se Platori do të bëhet me vëlla, dhe ti do të bëhesh baba.”- shkruante ajo.

Kjo gjë e ka emocionuar këngëtarin që i prekur u shpreh se në fakt këtë gjë e kishin biseduar me Mihrijen: “Është shumë interesante sepse e kemi biseduar dhe kemi thënë s’mundet,- shprehet Naimi- është e jashtëzakonshme, nuk mund t’a përshkruaj. Nuk e di a e din Platori? S’po mundem të vij në vete.”

Pas reagimit entuziast të këngëtarit, prezantuesi i emisionit, Labi, i ka treguar se data shënonte 1 prill, dhe ky ishte një rreng i bërë për të.

Naimi ka filluar të qeshë i befasuar dhe me shaka shtoi: “Po ju zbuluat diçka tjetër, që unë me Mihrijen e kemi biseduar këtë. Më keni borxh të dy.”