Ai ka qenë një nga konkurrentët më të komentuar dhe një nga pretendentët për fitues në edicionin e 5 të Big Brother. Bëhet fjalë për Dj shqiptar që braktisi Gjermanin për të provuar fatin e tij në reality shown e njohur.

Liami i cili në atë kohë u përfol gjatë për martesën e tij në finale e Big Brother me të dashurën Gjermane, por mesa duket lidhja e tyre nuk zgjati dhe shumë.

Pasi pas kaq shumë vitesh që pas lojës së tij në BB5, Liami ka ndryshuar shumë gjëra në jetën e tij. Ai është tashmë i lidhur me një vajzë tjetër me origjinë nga Polonia, të quajtur Jagoda dhe siç shihet edhe në postimet e tyre kanë shumë kohë bashkë dhe duket sikur gjërat mes tyre po shkojnë në një stad tjetër.

Ndër të tjera ai vazhdon të jetë një Dj dhe luan në shumë nga klubet e njohura në Gjermani.

Shihni disa foto të tij:






