Aurela Gace është padiskutim një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Karakteri i saj i thjesht dhe plotë humor e ka kthyer atë në një nga këngëtaret më të komentuara që merr gjithmonë vëmendjen e mediave dhe të publikut.

Siç dihet ajo është nënë e dy vajzave Grace dhe Abigail, të cilat janë tepër të rëndësishme për të dhe këtë gjë e tregon shpesh në postimet e saj.

Së fundmi ajo ka marrë një dhuratë nga vajza e saj e madhe, një varëse e cila është punuar nga vetë Grace dhe e ka quajtur ‘’zemër e dashuruar që të shikon”.

Aurela e ka pyetur vogëlushen” çfarë do të thotë të jesh e dashuruara, e di ti?” dhe përgjigja e saj është epike.
Ajo është shprehur: “Po, domethënë që je e martuar”.



