Dy aktorët e humorit Bes Kallaku dhe Erion Isai prej kohësh kanë lajmëruar se shumë shpejt do të sjellin një emision të ri dhe që prej asaj kohe ata janë komentuar gjatë se ku do të transmetohet emisioni dhe çfarë përmbajtje do ketë.

Mirëpo disa nga sekretet e pa rrëfyera deri më tani për këtë spektakël të ri që do të vijë së shpejti në televizionet shqiptare, i ka zbuluar ditën e sotme vetë aktori i njohur Erion Isai, i cili në një intervistë për 'Panorama Plus' ka dhënë më shumë detaje të reja.

Siç ka treguar dhe ai tashmë përgatitjet kanë filluar dhe madje janë kontaktuar dhe shumë artistë të tjerë.

"Puna për emisionin vazhdon. Ai pasurohet, kontaktohen njerëz dhe artistë, por çdo gjë në kohën e vet. Do të ketë vëmendjen dhe përkushtimin tonë maksimal. Po punojmë që të sjellim një formë që mungon. Ky është synimi ynë. Do të vijë atje dhe ashtu si e meriton… vetëm kaq mund të them", është shprehur aktori.




