Anjeza Braka prej kohësh nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, por përsëri ajo ka tërhequr vëmendjen e mediave për shkak të jetës së saj private dhe postimeve të ndryshme. Ajo së fundmi është përfolur gjatë se është në një lidhje me një biznesmen të pasur.

Pas publikimit të një fotoje ku shihesh së bashku me të në një Lamborghini, mediat shkruan se ajo është fejuar. Më pas këngëtarja përgënjeshtroi lajmet dhe më e fshiu këtë foto.

Mirëpo ditën e sotme ajo ka postuar një foto në insta story së bashku me të. Ata shihen të ulur në një restorant duke parë njëri-tjetrin në sy dhe pranë fotos Anjeza, ka shkruar me shaka: “ Duke ndarë pronat” .

Duket se çifti pavarësisht se nuk e pranuan fejesën janë të pandarë nga njëri-tjetri dhe shihen mjaft të dashuruar.



