Nga Shqipëria / E Hënë 2 Prill 2018, 15:03

Para? Nga fama kam përfituar më shumë seks: Reperi shqiptar i thotë të gjitha

Fal bashkëpunimeve të ndryshme që ka bërë me disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare si Capital T, Xhensila Myrtezaj etj, Granit Dërguti është kthyer në një nga talentet më të rijnë që me këngët e tij po përjeton shumë suksese.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘Prive’ ku ka marrë pjesë në rubrikën e ‘60 sekondave’ dhe sigurisht nuk i ka shpëtuar pyetjes së marrëdhënieve seksuale.

Ai është pyetur nga gazetari se nëse nga fama ka përfituar më shumë lekë apo seks dhe pa nguruar fare ai është përgjigjur troç.

‘Fama të ka sjellë më shumë pare apo seks?’

“Seks”- përgjigjet reperi duke buzëqeshur.

I njohur për bashkëpunimet e shumta që ka pasur me Capital T, ai ka rrëfyer edhe një nga këshillat më të vlefshme që i ka dhënë reperi.

“Punë, punë dhe vetëm punë”- tha reperi.